Lajme

“Donika Gërvalla është ministre e Jashtme dhe duhet ta njoh flamurin e Kosovës”

05/04/2021 16:44
nga:Q R

Gazetari Mero Baze i ka reaguar kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla pasi kjo e fundit ka vendosur flamurin shqiptar në një postim në Facebook.

Baze ka shkruar se Gërvalla është ministre e Jashtme e Kosovës dhe duhet ta njoh flamurin e Kosovës.

“Donika Gërvalla duhet të mësohet me idenë se është Ministre e Jashtme e Kosovës dhe duhet të njoh flamurin e Kosovës. Nuk ka nevojë të ilustrojë akuzat e Serbisë . Kështu nuk mbron dot as viktimat e Serbisë në Kosovë dhe as shtetin e Kosovës që e viktimizon duke e injoruar”, ka shkruar Baze.

LEXO EDHE:

Lajçak: Jam kundër ndryshimit të kufijve, është ide e rrezikshme që provokon luftë