Sporti

Donart Vitija pas humbjes: Kundërshtari nuk ishte nivel më i lartë se ne, mund të përmbysim rezultatin nëse luajmë sikur në pjesën e dytë

07/10/2025 22:53
nga:Lorik J

Malisheva është mposhtur në ndeshjen e parë ndaj Vikingur Reykjavik në garat evropiane.

Klubi i Bekim Isufit është mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Donart Vitija tha se skuadra kundërshtare nuk ishte diçka nivel më i lartë dhe se gjithçka mbetet e hapur.

“Fillimi i ndeshjes ka qenë pak i keq, e respektuam shumë kundërshtarin, por në pjesën e dytë treguam që mund ta mposhtim këtë ekip nuk është ndonjë nivel diçka më i lartë se ne dhe shpresojë se atje do shkojmë ta japim maksimumin dhe të kualifikohemi”, tha fillimisht Donart Vitija për ‘GazetaBlic Sport’.

Vitija potencoi se nëse luajnë sikur në 45 minutat e fundit, mund t’a përmbysin rezultatin.

“Nëse e bëjmë lojën e pjesës së dytë në Islandë do kualifikohemi pa problem, veç duhet ta japim maksimumin secili lojtar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport