Showtime

‘Donaldit i keni bërë presion” Arbana Osmani i përgjigjet pyetjeve rreth “BBV”

12/12/2021 21:13
nga:G C

Arbana Osmani, prezantuesja e reality show-t më të famshëm në Shqipëri, ka vendosur të flasë ‘pa dorashka’ për ‘Big Brother Vip’.

Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve.

E padyshim që në një reality-show si “Big Brother” ka shumë spekulime, pyetje, paqartësi të cilat jo çdokush i mendon njësoj. E së fundmi, Arbana ka vendosur t’ju përgjigjet disa prej tyre duke sqaruar paksa disa nga dyshimet dhe skeptikët.

Disa nga pyetjet:

Komentuesi: Fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë

Arbana: Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt.

Komentuesi: Lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë

Arbana: Unë i kam marrë përpara

Komentuesi:  I jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit

Arbana: Ëhë. Dhe ata binden. Dhe gjithë Shqipëria sheh një program jo të vërtetë. Dhe e ndjek, e komenton, e pëlqen, apasionohet, pikërisht se nuk është i vërtetë. Se po të ishte i vërtetë, nuk do e ndiqte. Por pikërisht se është fallco, e ndjek i madh dhe i vogël.

Komentuesi: Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg 

Arbana: Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile.