Showtime

Donaldi vë më siklet Arjolën, e pyet se çfarë pune bënte ish-bashkëshorti i saj

02/01/2022 18:01
nga:Donika Fetahu

Ndër historitë më të komentuara në mediat rozë është ajo e aktores nga Tropoja, Arjola Demiri,  e cila e tregoi hapur në “Big Brother Vip”.

Ajo ka treguar për tradhtitë dhe dhunën nga ish-bashkëshorti i saj, shkruan GazetaBlic.

Arjola së fundmi duke biseduar me banorët ka treguar një histori shumë të bukur dhe romantike e cila për fat të keq nuk ka mbaruar aq bukur. Teksa tregon mes emocionesh si janë njohur dhe si e ka prezantuar me familjen, aktori nga Shqipëria, Donaldi i drejton pyetjen se çfarë porfesioni ka.

“Ka biznese”, ishte përgjigja e saj, ku është parë se dukej në siklet./GazetaBlic/