Showtime

Donaldi përlotet kur largohet Meridiani, e kishte nominuar atë

01/07/2022 23:26
nga:Mergim Rreci

Donaldi po ndihet në faj.

Kjo jo pa arsye pasi që është vetë aktori që e çoi në nominim Meridianin, shkruan lajmi.net.

Të martën ishte Donaldi ai që duhej të hapte kutinë e Pandorës për të parë se çfarë është rezervuar për të.

Ai fitoi një udhëtim në disa vende të botës me Romeon, kurse në anën tjetër i duhej të thoshte tre emra për nominim.

Donaldi zgjodhi veten, Meridianin dhe Ilirin ta dërgonte në nominim, derisa kjo përzgjedhje u debatua shumë sonte në prime.

Ndërkohë pasi u tha emri i Meridianit, Donaldi u përlot pasi që ndihej në faj për largimin e tij.