Showtime

Donaldi për Borën:”Nuk e di se pse e pashë veten me atë”

12/15/2021 16:14
nga:Donika Fetahu

Ai vazhdimisht po ndryshon qëndrim karshi ish-partneres.

Donald Veshaj ka befasuar me deklaratën për moderatoren Bora Zemani.

Teksa ka qenë duke biseduar me Meridianin, Donaldi ka bërë një deklaratë të fortë e cila lidhet ngushtë me Borën.

“Për historinë që kam patur, kur kam marrë vesh historitë që ka patur kam thënë waw, nuk e di pse e pashë veten me atë”, tha Donaldi.

Ndryshe, Bora Zemani i ka kthyer edhe varësen, mbase edhe ka përfunduar gjithçka mes tyre.