Showtime

Donaldi nuk fitoi BB VIP, postimi i Elgit Dodës që mori gjithë vëmendjen

02/19/2022 09:51
nga:G C

Miku i ngushtë i Donald Veshajt,Elgit Doda, ka reaguar pa dorashka për pakënaqësinë e tij që aktori nuk e fitoi edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Në dy postime në rrjetet sociale, Elgit Doda thotë se “i drejti fiton një ditë”.

“Nuk hahet haku i një populli”, shkruan sërish Elgiti në “Instastory”. Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, Elgiti shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.

Kujtojmë që këngëtari i njohur ka dalë publikisht në krah dhe në mbështetje të aktorit të humorit, që ditën e parë që ky i fundit u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Donaldi nuk fitoi BB VIP, postimi i Elgit Dodës që mori gjithë

Por ishte Ilir Shaqiri ai që u shpall fitues mbrëmjen e 18 shkurtit, duke marrë me vete edhe çekun me 100 mijë euro.