Showtime

“Donaldi martohet me Borën” – habit me deklaratën aktori i emisionit të njohur

02/08/2022 16:09
nga:Genita C

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri.

Me vazhdimësinë e garës tashmë për më shumë se 100 ditë, janë krijuar edhe aludimet të shumta për konkurrentët që do ta fitojnë çmimin e madh.

Aktori i njohur Agron Llakaj u shpreh se ka dëgjuar se Big Brother VIP do ta fitojë Donaldi.

Gjithçka u komentua brenda humorit në Al Pazar. “Big Brother-in e more vesh se kush do ta fitojë? Zihen kot aty”.

Agron Llakaj: Kush?

Aktori i Al Pazar: Ilir Shaqiri.

Agron Llakaj: Jo mo. Mua më thanë që fiton Donaldi

Aktori i Al Pazar: Jo ai e fiton! Donaldi martohet me Borën.

Ishte humori mjaft i veçantë në lidhje me Donaldin, i cili ka dalë nga Al Pazar.