Showtime

Donaldi i qëndroi pranë Einxhelit pas incidentit, vjen reagimi nga Romeo

01/28/2022 18:25
nga:Gazeta Blic

Incidenti që i ndodhi Einxhelit gjatë mbrëmjes së kaluar shqetësoi të gjithë banorët.

Ajo lëndoi krahun teksa po luante ndërsa mëngjesin e sotëm la shtëpinë e Big Brother VIP për të shkuar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Banorët i qëndruan pranë dhe e ndihmuan, por vëmendje të madhe ka marrë Donaldi, me të cilin nuk fliste. Ai ka lënë pas të gjithë debatet që kanë pasur dhe ka treguar kujdes për gjendjen e Einxhelit duke ndejtur zgjuar pranë saj për t’iu përgjigjur për cdo nevojë që kishte.

Pamejt teksa qëndronte pranë saj janë postuar edhe nga Romeo në profilin e Donaldit në Instagram, ku i ka uruar edhe shërim të shpejt Einxhelit. “Demi vëllait… shërim të shpejt Einxhel!”- ka shkruar Romeo dhe ka marrë shumë komente pozitive për sjelljen e Donaldit.