Showtime

Donaldi i kthen Semit “Ginin”, arushin e famshëm që ajo ia dhuroi para se të dilte

01/25/2022 09:39
nga:Donika Fetahu

Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” Semi kishte me vete edhe një arush të vogël, të cilin e quante “Gini”.

Natën që doli nga shtëpia arushin e vogël ajo ia dhuroi Donaldit, shkruan GazetaBlic.

E ftuar në studio, mbrëmjen kur Donaldi dhe Trixa pranuan ndjenjat për njëri-tjetrin, Semi i tha Arbanës se do që Donaldi t’i rikthejë “Ginin”, pasi që në të kaluarën aktori ka qenë në një lidhje me miken e ngushtë të Semit, moderatoren e njohur Bora Zemani.

Dhe pasi kanë kaluar tashmë disa javë arushi i është kthyer Semit, ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku shihet se në duar mban lodrën e famshme./GazetaBlic/