Donald dhe Romeo Veshaj, binjakët më të komentuar të momentit po vinë me diçka të re.
Bëhet fjalë për emisionin e ri që do nisin në kuadër të televizionit “TopChanel”, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi ata kanë dalë me detaje të reja lidhur me emisionin i cili do të titullohet “Më lërë të flas” .
Donaldi dhe Romeo bënë të ditur se emisioni do fillojë me datën 29 të po këtij muaji.
Ndryshe binjakët përpos moderimit kanë hyrë edhe në tregun muzikor, ku para pak ditësh publikuan edhe këngën e fundit./GazetaBlic/


