Showtime

Donald Veshaj flet për raportin me djalin e Bora Zemanit

12/25/2023 15:59
nga:G C

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë përfolur së fundmi për marrëdhënien e tyre, dhe per propozimin që Donaldi i bëri Borës në premierën e fimit të tyre.

Por e pyetur se si qëndron marrëdhënia e të birit me Donaldin ajo është shprehur se ata kanë marrëdhënie shumë të mire.

“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”-shprehej Bora Zemani për raportin e Donald Veshajt me të birin, Arborin, në një intervistë.

Gjë që e pohon edhe aktori e moderatori. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Donaldi ka folur për propozimin për martesë që i bëri Bora Zemanit në premierën e “5 herë jo” dhe Arborin.

“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment” – është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.