Showtime

Donald Veshaj dhe Bora Zemani udhëtojnë jashtë Shqipërisë bashkë?

03/30/2022 13:43
nga:G C

Nëse zërat se Donald Veshaj ka shkuar në shtëpinë e Bora Zemanit nuk ishin shumë të besueshëm, ‘provat’ e reja se ata janë bashkë duken të pakundërshtueshme.

Dikush i ka shkruar blogerit Olti Curri se ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30 drej Vjenës, kurse Bora në 14:30!” Një aludim që shumë nuk do e besonin. Mirëpo, rrjetet sociale të dy protagonistëve duket se e vërtetojnë këtë gjë.

Bora ka hedhur një video krah një goce duke e treguar hapur se ndodhet në Vjenë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës.

Mirëpo, ndonëse ai do performojë në datë 2, ditën e djeshme Donaldi publikoi një foto nga aeroporti dhe ishte vetëm pa shoqërinë e të vëllait, Romeos i cili ka treguar se ndodhet në Tiranë.

Megjithatë, nuk mund të themi me siguri nëse ata janë bashkë apo jo.

Pak ditë më parë, qarkulloi një foto që tregonte makinën e Donaldit poshtë shtëpisë së moderatores. Vetë ata nuk kanë folur asnjëherë lidhur se çfarë po ndodh me jetën e tyre personale, por fansat janë gjithë sy e vesh.