Showtime

Donald i interesuar për Borën jo për Beatrix? Ky detaj tregon të gjitha

02/21/2022 13:08
nga:Donika Fetahu

Ndarja e aktorit të njohur Donald Veshaj, me moderatoren shqiptare Bora Zemani, ka qenë ndër temat më të diskutuara kohëve të fundit.

Gjatë periudhës së reality-showit “Big Brother Vip”, edhe pse të ndarë dyshja janë takuar në një prime, ku edhe kanë shkëmbyer një puthje në buzë e cila u komentua jashtëzakonisht shumë dhe la të kuptojmë se mund të ketë përsëri diçka mes tyre, shkruan GazetaBlic.

Por pas hyrjes së këngëtares kosovare Beatrix Ramosaj, në “BBV”, një ‘romancë’ filloi mes saj dhe Donaldit, ku lidhja e tyre brenda shtëpisë sa shkonte e bëhej më ‘serioze’.

Reagimet e shumta nuk munguan aspak, paragjykimet për Trixën dhe Donaldin, ‘shpërthyen’ nga fansat e Borës. Por asnjëherë nuk ka pasur ndojë replikë nga moderatorja lidhur me këtë çështje nga e cila është prekur edhe figura e saj.

Së fundmi një detaj që tregon se ndoshta mes dyshës mund të ketë përmirësime sa i përket raportit të tyre, është se që të dy kanë ndjekur të njejtën faqe në Instagram, e cila e suporton lidhjen e tyre, faqja është me emrin ‘_donaldbora_’.

Kurse deri tani aktori nuk ka postuar diçka në lidhje me Beatrixën, gjë që e cila ka ngjallur dyshime për lidhjen e tyre./GazetaBlic/