Showtime

“Don Zhuan edhe si 11 vjeçar”, ky është ish-konkurrenti shumë i përfolur i “Për’puthen”

10/06/2021 14:44
nga:Genita C

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, edhe pse nuk është më pjesë e programit ai vazhdon të komentohet ende në mediet rozë.

Andi është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe merr vëmendjen e madhe me postimet që bën, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ai ka postuar një “Instastory” ku shihet vet ai në moshën 11 vjeçare.

‘’Don Zhuan edhe si 11 vjeçar’’, ka shkruar Andi sipër fotografisë./GazetaBlic/