Showtime

Don Xhoni prezanton makinat e tij luksoze

02/22/2023 19:15
nga:G C

Reperi i njohur kosovar, Xhonatan Isufi i njohur për publikun si Don Xhoni, mori famë pas “freestyle-t” në një emision gjatë kohës së karantinës dhe për një kohë shumë të shkurtër u shëndrrua në njërin nga rep-artistët më të kërkuar.

Reperi është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku përmes postimeve vazhdimisht vazhdon të tregojë se bënë një jetë luksozë.

Së fundmi, reperi përmes një Instastory ka ndarë me ndjekësit pamje nga shtëpia në fshatin e tij, në Drenas ku shihet shtëpia dhe veturat luksoze të reperit.

“Nuk ka kërkun ma mirë, Drenas”, ka shkruar reperi.