Showtime

Don Xhoni në qendër të vëmendjes, teksa pozon pranë Kullës Eiffel e makinës së shtrenjtë me targa të personalizuara

2 vite më parë
nga:G C

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, momentalisht ndodhet në Paris, Francë.

Nga atje, ai nuk ka hezituar të sjell fotografi e video të ndryshme duke treguar se po kalon një kohë të mirë.

Ai tashmë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes e të krijoj një jetë luksi falë përfitimeve në muzikë.

Xhonatan Isufi (emri i plotë i reperit) së fundmi ka marrë vëmendje me një postim të ri ku shfaqet duke pozuar pranë Kullës Eiffel.

Ylli nga Drenica po ashtu ka vënë në pah makinën e tij të shtrenjtë të markës BMW, të cilën e ka bërë me targa të personalizuara.