Showtime

Don Xhoni në një intervistë në anglisht: ‘Mos më tallni për gjuhën’

12/14/2021 17:19
nga:Donika Fetahu

Don Xhoni ka dhënë një intervistë për një radio gjermane me bazë në Berlin.

Ai ka folur në anglisht sa i përket vitit të “çmendur” të karrierës së tij.

Paraprakisht, i vetëdijshëm për anglishten pak të çalë, ai me humor i ka kërkuar ndjekësve që të mos e tallin për anglishten e tij, me të cilën në fakt ia doli goxha mirë të bashkëbisedojë me moderatorin radiofonik gjerman.

Mes tjerash, në intervistë reperi falënderoi Zotin për suksesin.Don Xhoni foli edhe sa i përket bashkëpunimit me Loredanën.

Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë: