Showtime

Don Xhoni heq vetullat, në klipin e ri duket qartë ndryshimi që ka bërë

10/02/2022 18:46
nga:Genita C

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm Don Xhoni sapo ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Era Istrefin.

Kënga “Hala” erdhi e realizuar me videoklip.

Krahas vëmendje së madhe që mori ritmi e video në sy ra një ndryshim i reperit.

Vetullat e tij duken ndryshe, sidomos vetulla e majtë shihet qartë që është e hequr dhe këtë na vërteton edhe krahasimi me fotot e para disa muajve.