Reperi Don Xhoni së fundmi është bërë kryefjala e mediave rozë për shkak të ndarjes së tij me modelen ruse.
Ai përsëri është kthyer në vëmendjen e mediave rozë për shkak të një gjesti qesharak i cili është kapur nga fansat.
Ai ka postuar në storyn e tij në Instagram pamjen e kilometrazhit të një automjeti AMG që tregonte se po ecte me 308km/h.
Fansat kanë zbuluar se reperi i ka marrë pamjet nga një video në YouTube dhe e ka postuar në story duke lënë përshtypjen se ishte ai që po udhëtonte me shpejtësi marramendëse.
Pasi e gjithë skema është zbuluar, Don Xhoni e ka fshirë storyn nga Instagrami i tij.


