Sporti

Dominim total: Holanda impresionon ndaj Suedisë, fiton bindshëm dhe merr kreun e grupit

06/20/2026 20:57
nga:Mergim Rreci

Holanda ka shënuar një fitore të madhe 5–1 ndaj Suedisë, duke marrë vendin e parë në grup me 4 pikë.

Ndeshja u dominua nga “Tulipanët”, me një paraqitje të shkëlqyer në sulm, ku protagonistë ishin Brian Brobbey dhe Cody Gakpo, të cilët shënuan nga dy gola secili, kurse Summerville realizoi një tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Suedinë, golin e vetëm e realizoi Anthony Elanga, por nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Pas këtij rezultati, Holanda ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Suedia zbret në vendin e dytë me 3 pikë, duke mbajtur ende gjallë garën për kualifikim.

/GazetaBlic Sport/