Pas aksidentimit të një fëmije me veturën e saj në Prishtinë nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pasur reagime të shumta.
Fillimisht ajo ishte sqaruar për rrethanat e aksidentit, ku kishte thënë se njëri prej fëmijëve u përplas anash veturës së saj.
Kjo deklaratë e saj nxiti shumë reagime.
Edhe njëri nga ish-ministri i MEPTINIS në Qeverinë Kurti I dhe pjesëtari i VV-së, Edison Jakurti, ka reaguar, duke shprehur habinë e tij se si mund ta përplas njeriu veturën, dhe jo e kundërta, siç ndodh rëndom në komunikacion.
Mënyra e zhdrejtë se si ministrja e ka shkruar emrin “fëmiu” në vend të mënyrës së drejtë “fëmija”, është komentuar po ashtu nga Jakurti.
“Domethënë fëmiu* e ka përplas veturën, e jo vetura fëmiun. ? *fëmija”, ka shkruar ai.



