Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Domenico Tedesco, flet për mediat pas humbjes 1-0 nga Franca Kampionatit Evropian të Gjermanisë, pas së cilës u eliminuan Djajtë e Kuq.
“Menjëherë pas goditjes së fundit dhe autogolit të vonuar, është e vështirë të analizohet. Ne do të analizojmë gjithçka që ndodhi në Kampionatin Evropian në javët e ardhshme”, filloi Tedesco, transmeton GazetaBlic Sport.
“Është e vështirë të futemi në detaje sonte. Kemi parë që Franca ka probleme në mbrojtje. Ata u mbrojtën lart. Ne donim të luanim me tre sulmues për shkak të hapësirave në prapavijë. Doli mirë”, shtoi trajneri i Belgjikës.
“Ne luajtëm fort kundër Sllovakisë dhe Rumanisë. Edhe kundër Ukrainës, por lojtarët e kishin mendjen se nëse pranonin një gol nga Franca, do të eliminoheshin. Është turp që Romelu Lukaku të largohet nga gara pa gol pas kësaj paraqitje”, përfundoi Domenico Tedesco.
/GazetaBlic Sport.