Për të katërtin vit me radhë, sektori i sigurimeve u bë pjesë e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.
Në të sivjetmin u theksua përparimi që bëri Kosova, për zvogëlimin e veturave pa regjistrim duke u vendosur tiketa ngjitëse që uli drastikisht numrin, nga 4.8% sa ishte më 2022 në 2.96% që ra sivjet.
Punë të madhe në këtë arritje bënë edhe institucionet e tjera si Banka Qendrore.
Krahas përparimit, u theksua edhe mungesa e Kartonit të Gjelbër për automjetet kosovare, për çka topi tani sipas ish-guvernatorit të BQK-së Fehmi Mehmeti, qëndron tek politika, pasi Kosova nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Por BKS-ja, sipas drejtorit të saj, Sami Mazreku po synon që sigurimin jashtë Kosovës, ta zgjidh edhe këtë përmes një shteti të tretë.
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane do të bënte që edhe mërgimtarët kur vijnë në Kosovë të mos paguajnë sigurim shtesë.