Lajme

Dokument: Peci e shkarkon nga detyra zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

09/26/2023 11:27
nga:Genita C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkarkuar nga detyra e zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Naser Krasniqin.

Në dokumentin e siguruar nga GazetaBlic thuhet se, ky vendim është marrë ditën e djeshme.

“Arsyeja është se nuk mund të vazhdojë ushtrimin e kësaj detyre për shkak të lëndimit të parimit të ligjshmërisë”, thuhet në dokument.