Lajme

Dokument: Ish-funksionari i Komunës së Pejës ia dha lejen “Orendës” për 0.06 cent për metër katror, tash punon aty

11/02/2022 22:15
nga:Genita C

Video tronditëse që u publikua sot ku shihet një infermiere derisa ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuare në Pejë ma ngjallur reagime të ashpra duke përfshirë personalitete nga të gjitha fushat.

Analisti politik, Gazmir Raci ka publikuar fakte të tjera rreth kësaj qendre.

Ai ka shkruar se objekti i qendrës për të moshuar “Orenda”, ka qenë ish-objekti i Instiitutit Rajonal të Shëndetit Publik.

Sipas këtij dokumenti të publikuar nga Raci, vendimi i Kuvendit Komunal të Pejës për dhënien në shfrytezim të objektit të Institutit për kompaninë “Orenda”, i nënshkruar nga kryesuesi Islam Husaj ne vitin 2016.
Husaj sot është i punësuar si mjek në këtë kompani.

“Kur që në nismë është joilegale.Konflikti i hapur interesi. Rezultati pastaj dihet. Sipas këtyre fakteve, kësaj “shtepie të të moshuarve” Komuna e Pejes ia paska dhënë në shfrytëzim pronën komunale për 40 vjet. Nënshkrues i atij vendimi është ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Peje, i cili siç po thuhet, më pas qenka angazhu si personel në po këtë qendër.Nanën Minire nuk e dhunuan vetëm infermierët por edhe korrupsioni ëe e ka fundosë kështu Kosovën e moralin e shoqerisë tonë”, shkruan Raci.

Ndërsa, Kryetari i komunës së Pejës lidhur me rastin e sulmit ndaj të moshuarës ka thënë se, komuna e Pejës nuk e menaxhon këtë qendër.