Petrit Hajdari i cili është shkarkua nga ministria e jashtme Donika Gërvalla, nga posti i Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe në Departamentn për Evropë, BE dhe Rajon të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar, duke e quajtur këtë si një goditje befasuese si dhe fushatë të egër njollosjeje, raporton GazetaBlic.
Në vendimin e Ministrisë së Jashtme të siguruar nga GazetaBlic thuhet se, emërimi i Petriti Hajdarit si anëtar i Shërbimit të Jashtëm del të jetë në kundërshtim me ligjin.
Sipas këtij vendimi, pranimet në shërbimin e jashtëm sipas ligjit dhe rregullave që materlizojnë procesin e konkursit nuk mund të jenë arbitrare, të bazuara në preferenca individuale apo zgjedhje fati.
Sipas këtij vendimi gjatë emërimit të Hajdarit në MPJD është pamundësuar që procesi i konkursit të jetë i njëjtë për të gjithë aplikuesit dhe ligjërisht duhej që kandidatët e përzgjedhur dhe ata të refuzuar të shpalleshin publikisht.
Vendimi i plotë i Ministrisë së Jashtme për shkarkimin e Petrit Hajdarit, anëtarin e lartë të kryesisë së PDK-së:











