Lajme

Doktori i Trumpit thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore

10 ditë më parë
nga:G C

Presidenti amerikan Donald Trump është në “shëndet të shkëlqyer”, thotë mjeku i tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump mbetet me shëndet të shkëlqyer, duke shfaqur funksione të forta kardiake, pulmonare, neurologjike dhe të përgjithshme fizike”, tha mjeku i tij, i Sean Barbabella, në raportin shëndetësor.

Në moshën 78-vjeçare, Trump ishte presidenti më i vjetër që mori detyrën në janar, megjithëse paraardhësi i tij, Joe Biden, ishte më i vjetër në moshën 82-vjeçare në kohën kur u largua.

Si pjesë e ekzaminimit mjekësor gati pesë-orësh të së premtes në spitalin Ëalter Reed në Bethesda, Maryland, Trump mori disa teste gjaku, një ekzaminim kardiak dhe ultratinguj, tha mjeku i tij, një mjek i urgjencës i marinës amerikane që shërbeu në Irak dhe Afganistan.

“Stili i tij i jetës aktive vazhdon të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në mirëqenien e tij,” shkroi Barbabella raportin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të dielën.

Trump mori teste neurologjike mbi statusin e tij mendor, nervat, funksionin motorik dhe shqisor dhe reflekset dhe nuk tregoi shenja depresioni ose ankthi, sipas raportit, shkruan BBC.