Lajme

Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq, lihet në burg pa afat

10/05/2024 11:54
nga:Y I

Gjykata ka lënë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili akuzohet vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve kanë qenë në proces divorci për shkal të dhunës së ushtruar nga 45-vjeçari ndaj bashkëshortes së tij, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në lagjen 1 të Korçës.

Mësohet se Trëndafili ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot.

“Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt.”

45-vjeçari është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij, ndërkohë që për asnjë moment Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët, thotë ai.

“Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike madje dhe ditën që ka ndodhur ngjarja kam shkuar për t’i kërkuar të me lejonte të takoja fëmijët”, tha ai.

Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për ta ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që ta bindte që të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Gjatë bisedës pranë banesës së gruas Melisës, krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën, për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.

Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

/A2CNN/