Lajme

Dogana parandalon futjen e cigareve ilegale në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen disa persona

12/09/2024 15:02
nga:N K

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.”

Sipas një njoftimi nga ana e Doganës, gjatë këtij operacioni u identifikuan dhe u ndaluan individë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, duke shmangur një dëm të financiar.