Lajme

Dogana ndalon produkte të falsifikuara me logon `Apple`

11/04/2025 14:56
nga:N K

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një aksion të suksesshëm në ndalimin e mallrave të dyshuara si të falsifikuara, që mbanin markën tregtare “Apple”.

Gjatë kontrollit të detajuar, doganierët kanë konfiskuar 2,000 mbushës telefoni dhe 20 orë të mençura (smartwatch), të cilat bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

“Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.