Lajme

Dogana ndalon dy orë luksoze në valixhen e një qytetari në aeroportin “Adem Jashari”

12/09/2025 11:57
nga:Sh R

Gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.

Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në perfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore.