Lajme

Dogana konfiskon mjaltë e duhan të kontrabanduar, vlera mbi 10 mijë euro

09/12/2024 14:51
nga:Y I

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.

Në një automjet që dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut janë gjetur 21 kovë të plastikës me 26 kilogramë mjaltë dhe 31 thasë me duhan të përpunuar.

Gjithsej janë gjetur 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan.

Vlera e tyre sipas tregut është 10 mijë euro.

“Me datë 12.09.2024 në brezin kufitar mes fsh.Tanushē RMV dhe fsh.Mjak -RKS është vërejtur një automjet pikap ngjyrē e bardhē me targa vendore duke hyre ilegalisht nga Maqedonia veriore në Kosovë. Automjeti i dyshuar është arrit tē ndalet rreth ores 11:30 në afërsi të fsh.Sllatinë-Viti gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari B.S. i moshës 35 nga Vitia. Gjatë kontrollit ështē vërejtur se kishte pasur të ngarkuar disa thase te bardhë dhe disa kovë të plastikes.”

“Gjate numrimit të mallit është verifikuar se 21 kovë plastike ngjyrë e bardhë me peshë nga 26 kg ishin te mbushura me mjaltè ,ndërsa 31 thasë ngjyrë e bardhë me peshë nga 15 kg. ishin të mbushur me duhan të përpunuar,pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit. Gjithsej janë 546 kg. mjalte dhe 465 kg.duhan. Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 10.000€,ndërsa shmangie nga taksat doganore janë mbi 18.000 €. Automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganorë në Ferizaj. Rasti mbetet të trajtohet nga njësit relevante të doganës së Kosovës.”