Lajme

Dogana e Kosovës konfiskon produkte higjienike të falsifikuara

2 vite më parë
nga:G C

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të konfiskojnë produkte higjienike të falsifikuara.

Dogana njoftoi po ashtu se të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi.

“Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallra me markën tregtare Ariel në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare Fairy”, thuhet në njoftim.

Tutje u tha se mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimin efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.