Lajme

Dogana dhe policia aksion në veri, cak barnatoret

03/07/2024 11:20
nga:N K

Policia dhe dogana janë duke zhvilluar kontrolle në dy lokacione në Zveçan dhe në Mitrovicën veriore.

Lajmin për”IndeksOnline” e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës veriore Veton Elshani.

Sipas informacioneve akcioni ëhstë duke u zhvilluar ne barnatoren “Oreol” në Mitrovicën verioire – Dogana e Kosovës momentalisht është duke bërë kontrolla si dhe në Zveçan një aksion tjetër.

Policia e Kosovës e rajonit të Veriut është duke e asistuar doganën.

Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore./Indeksonline/