Lajme

Dodik në krahët e Mandiqit: “Bota serbe” është një ide fenomenale

02/27/2024 14:51
nga:N K

Presidenti i RS-së së BeH-së Milorad Dodik, tha gjatë vizitës së tij zyrtare në Podgoricë se “bota serbe” është një ide fenomenale.

“Bota serbe është një ide fenomenale dhe askush nuk duhet të ketë asgjë kundër saj. I ftoj të gjithë serbët që t’i përkushtohen elementeve të identitetit tonë kombëtar sepse nuk është e drejtuar kundër askujt”, tha Dodik i pyetur se si po përparon “bota serbe”.

Presidenti i Kuvendit Andrija Mandiq tha në një konferencë për shtyp me Milorad Dodik se ishte i nderuar që priti presidentin e entitetit të Republika Srpska.

“Kemi pasur biseda të rëndësishme. Nova dhe SNSD janë parti simotra dhe serbe të përkrahura nga populli serb, dhe marrëdhëniet tona janë më të mira të mundshme”, tha Mandiq.

Ai tha se “kushdo që e respekton Bosnjën dhe Hercegovinën, nuk mund ta respektojë atë pa Republikën Srpska.

“Ne e respektojmë RS-në sepse BeH nuk ekziston pa të. Kështu vendosi Dejtoni dhe e gjithë bota e shëndoshë e mbështet. Kushdo që konteston të drejtat e serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, konteston të drejtat e Bosnje dhe Hercegovinës”- tha Mandiq./Express/