Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, tha se përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të rritur presionin për zgjidhjen e çështjeve ballkanike gjatë konfliktit në Ukrainë janë të dukshme, sepse tani, siç thotë ai, “ata nuk duhet as të shikojnë qëndrimet e Rusisë”, transmeton RTV, përcjellë GazetaBlic.
Sipas Dodik, një prej këtyre çështjeve janë edhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekja për të arritur me ngut rezultatin që e pret bashkësia ndërkombëtare, prandaj, siç thotë ai, ajo i ofroi një marrëveshje franko-gjermane bazuar në sistemin “merre ose lëre”.
“Sipas logjikës së tyre, kur ta zgjidhin këtë, do t’i drejtohen Republika Srpska për t’u krijuar edhe një herë BeH ashtu siç duan. Në një atmosferë të tillë, qëndrimi i Serbisë, pra i presidentit Vuçiq është shumë i vështirë dhe kompleks. Ose pranoni dhe firmosni atë që duam ne ose jeni fajtor dhe kjo do të thotë se duhet të dënoheni”, shprehet Dodik.
“BE-ja dhe (kryeministri i Kosovës Albin) Kurti në njërën anë, të bashkuar dhe këmbëngulës, dhe presidenti Vuçiq i vetëm, i lënë në dorë të vetes dhe aftësive të tij. E vetmja taktikë që ai mund të kishte zgjedhur ishte “Unë dua, por nuk dua” dhe mendoj se e ka manifestuar me sukses. Ai sigurisht nuk do ta thotë këtë dhe nuk do të ishte e dobishme, por kushdo që ndjek procesin e negociatave ndërkombëtare duhet ta vërejë këtë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se presidenti Vuçiç ka nxjerrë më të mirën e mundshme në rrethana të pamundura”, thotë Dodik.
Ai shton gjithashtu se “hajde të flasim” e Vuçiqit është shpallur sukses nga BE-ja, duke pretenduar se ka pasur sukses edhe pa nënshkrim, ndërsa Vuçiq, siç thotë ai, me taktika të zgjedhura me kujdes që të negociohen zgjidhjet e supozuara për normalizim, ka thënë qartë se nuk ka njohje dhe se nuk ka anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Epilogu është i qartë – nuk ka marrëveshje, sepse nuk është nënshkruar dhe se puna është larg përfundimit. Tani BE-ja kërkon që të hartohet një plan zbatimi për marrëveshjen që nuk është nënshkruar, dmth për të zbatuar marrëveshjen juridikisht jodetyruese”, shpjegoi Dodik.
“Prandaj BE-ja shpreson që në takimin në Ohër të arrihet një marrëveshje për planin për zbatimin e marrëveshjes ilegale, në mënyrë që të merret ndonjë formë ligjërisht obligative për Beogradin dhe Prishtinën”, thotë Dodik, përcjellë GazetaBlic.


