Lajme

Dodë Gjergji uron Tërnavën për Fitër Bajram: Do të doja ta uroja personalisht, por situata pandemike nuk na lejon

05/13/2021 10:57
nga:M K

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, për nder të festës së Fitër Bajramit i ka dërguar letër urimi kryemyftiut Naim Tërnava.

Përmes këtij urimi, ai tha se do të donte që të shkonte personalisht tek ai për ta uruar atë dhe Bashkësinë Islame por që rrethanat pandemike nuk po ia lejojnë.

“Besoj shumë që besimtaret e të dyja besimeve tona janë bërë më të fortë në fe dhe e kanë kuptuar më mirë se sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin”.

“Festimi i Bajramit le t’Ju begatojë shpirtërisht e Zoti me mëshirën e Tij t’Ju pranojë sakrificën e agjërimit që e keni ushtruar gjatë muajit të Ramazanit”, thuhet ndër të tjera në urim.

LEXO EDHE:

Ambasadori Abbott uron Fitër Bajramin: Shëndet dhe mbarësi!