Sporti

Dobët edhe Zeneli, aspak në formë dje, kur pritej shumë nga ai!

03/29/2023 11:45
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në futboll dje dështoi keq në shtëpi ndaj Andorrës në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian, Euro2024.

Kosova nuk mori më shumë se veç një barazim 1:1 ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke lëshuar kështu edhe dy pikë në grup, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje në formë nuk ishte as Arbër Zeneli, i cili dukej larg asaj që jemi mësuar ta shohim.

Më poshtë keni statistikat e tij:

  • Minuta: 75′
  • Goditje: 0
  • Driblime: 1
  • Prekje të topit: 43
  • Pasime të gjata: 0
  • Krosime: 4, veç 1 i saktë.
  • Saktësi në pasime: 54%
  • Humbje e posedimit: 22 herë!

/GazetaBlic Sport