Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe se e ka njoftuar se do të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kica-Xhelili ka deklaruar se Kurti ka insistuar deri sot që ajo ta rimendojë këtë vendim.
“Edhe me kryeministrin Kurti jam takuar, para dhe pas vendimit. Ka pasur komunikim të vazhdueshëm me mua dhe insistim për ta rimenduar këtë vendim deri sot. Ka pasur kërkesë për ta rimenduar krejt këtë lëvizje. Komunikimin me kryeministrit e kam pasur në nivel të drejtpërdrejtë… Le të themi që ka pasur kërkesë për rivlerësim të kësaj situate”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.
Ajo ka thënë se arsyeja pse iu bashkua LDK’së është sepse kjo parti ka pësuar reforma.
”Unë sot jam në LDK është sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
Nga Lista Guxo tha se është tërhequr për arsye krejtësisht parimore, konceptuale dhe ideologjike.
Kica-Xhelili deklaroi se dorëheqjen me shkrim e ka dorëzuar më 5 gusht.
Para dorëheqjes zyrtare, ka thënë se i ka njoftuar Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.
“Dorëheqjen me shkrim e kam dhënë më 5 gusht…znj. Gërvalla dhe z.Faton Peci e kanë ditur për dorëheqjen time edhe para datës 5 gusht”, ka thënë Kica-Xhelili.