Lajme

Doarsa Kica-Xhelili më e votuara – top 5-shja e grave më të votuara të LDK-së

02/19/2025 12:11
nga:G B

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili, është gruaja më e votuara e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit, me gjithsej 34 mijë e 965 vota deri tani, raporton Gazeta Blic.

E dyta në top pesëshen teë grave më të votuar të LDK-së është Hykmete Bajrami, e cila ka marrë 32 mijë e 863 vota.

Bajramin e pason kandidatja Jehona Lushaku – Sadriu, e cila ka marrë 16 mijë e 773 vota.

Ndërsa, Marigona Geci radhitet e katërta, me 14 mijë e 30 vota.

E pesta në këtë listë është kandidatja Serbeze Muçaj-Kabashi, e cila tani ka marrë 11 mijë e 255 vota./Gazeta Blic/