Lajme

Doarsa Kica tregon arsyet e abstenimit për të votuar Byronë për Konfiskimin e pasurisë

07/14/2022 16:19
nga:Q R

Deputetja nga radhët e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka treguar arsyet e abstenimit për të votuar Byronë për Konfiskimin e pasurisë.

Ajo për GazetaBlic ka thënë, se kuvendi nuk do të duhej të kalonte në shqyrtim të parë as një projektligj për të cilin ka dyshime në raport me respektimin e të drejtave të njeriut.

“Arsyeja pse unë kam abstenuar për të votuar projektligjjn për Byronë për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është se kuvendi nuk do të duhej të kalonte në shqyrtim të parë as një projektligj për të cilin ne kemi dyshimet tona në raport me respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë ajo për GazetaBlic.

Opozita e quan antikushtetuese, miratohet në lexim të parë Projektligji për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë