Lajme

Doarsa Kica lajmërohet më në fund me një postim në Facebook

09/08/2022 18:46
nga:Genita C

Ish-deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili ka qenë një nga temat kryesore për këtë javë.

Arsyeja është se ajo aderoi nga LVV-ja dhe partia “Guxo” te Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zyrtarisimi i saj u bë sot nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Megjithatë, ajo tash e një kohë ka qenë e heshtur.

Por, sot ajo e ka thyer akullin. Ajo në Facebook-un e saj ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është mysafire në një emision në Klan Koosva.

Postimi i saj i parafundit ishte më 21 gusht. Ndërkohë, ajo sot do të flasë për ndryshimin e saj politik.