Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që ta ndalojë një rast të kontrabandës me ekrane të telefonave të mençur në regjionin e Vitisë.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Dogana ka thënë se ka kapur mall në vlerë mbi 18 mijë euro.
Bëhet fjalë për ekrane të 1 mijë e 100 iPhonë X dhe 11 Pro Max, si dhe 844 Samsungf J6, A, M dhe S.
Njoftimi i plotë:
Kapen mallra me vlerë rreth 18000 mijë euro
Në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar malra të kontrabanduar si në vijim:
Ekrana për telefona të menqur
– Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë
– Samsung J6, A, M, S = 844
Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 Euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë.


