Avokati Arianit Koci ka shprehur kritika të ashpra për situatën politike në Kosovë, duke theksuar se as për të 32-tën herë, deputetët nuk do të merren vesh në Kuvend, çka ka sjellë një tjetër ditë të humbur, raporton GazetaBlic.
Ai ka paralajmëruar se shteti është në proces shpërbërjeje për shkak të inatit dhe papërgjegjësisë së politikanëve.
Sipas tij, vendi po kalon në kaos dhe zvarritje, ndërsa Qeveria është në detyrë, por pa kontroll dhe vendime.
Koci ka apeluar për aktivizim qytetar dhe për t’i dhënë fund heshtjes, duke theksuar se protesta e madhe është në përgatitje.
Ai ka nënvizuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe qytetarët duhet të bojkotojnë ata që nuk përfaqësojnë interesat e Kosovës.


