Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se deklarata të tilla si ajo që sot partia në pushtet e dha, ka pasë për zgjedhjet lokale.
Beqa në një prononcim për GazetaBlic thekson se PDK-ja po rritet, ndërsa VV’ja s’ka asnjë projekt të mirë në gjithë këto vite të qeverisjes me shtetin e Kosovës.
“Deklarata të tilla VV’ja ka pasë edhe për zgjedhjet lokale, por nuk pasë diçka të tillë. Partia Demokratike e Kosovës është në rritje, ndërsa VV’ja nuk ka bërë asnjë projekt të mirë në këto vite qeverisje”, tha Beqa.
Tutje, ai shton se PDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme, por sipas tij VV’ja as që e ka mendjen andej.
“PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por VV’ja jo sepse nëse do të ishte do të shpërbënte Kuvendin i cili ka dështuar. VV’ja i ka numrat që të shpërbëj Kuvendin, por kjo është deklaratë e festave të fundvitit”, tha Beqa për GazetaBlic.
“Do ta tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit” – Analistët politik: Kurti ka shkelë të gjitha premtimet