Lajme

“Do të shihet në fushatë elektorale sa kujdesen për shëndetin publik, partitë opozitare”

08/18/2021 19:41
nga:Y I

Hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli, thotë se në fushatën elektorale të 17 tetorit do të shihet nëse partitë politike dhe sidomos ato opozitare e kanë pernime kritikën për rritjen e rasteve me Covid, shkruan Gazeta Blic.

Cakolli thekson se do të shihet nga lloji i takimeve, nga numri i pjesmarrësve dhe respektimi i masave se sa kujdesen për shnëndetin publik.

“Përvoja nga fushata e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit – që ishte vetëm 10 ditë, apo tri herë më e shkurtër se e zgjedhjeve të 17 tetorit – dëshmon që asnjëra prej tyre nuk e ka në plan të parë shëndetin publik’ shkruan Cakolli në Facebook.

Reagimi i plotë:

Se a e kanë përnime partitë politike, sidomos ato opozitare, kritikën në raport me numrin enorm të rasteve të reja, do t’a shohim në më pak se një muaj – kur do të fillojë fushata zgjedhore.

Se sa kujdesen për shëndetin publik, partitë do të tregojnë përmes llojit të takimeve, numrit të pjesëmarrësve dhe respektimit të masave parandaluese në to.

Përvoja nga fushata e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit – që ishte vetëm 10 ditë, apo tri herë më e shkurtër se e zgjedhjeve të 17 tetorit – dëshmon që asnjëra prej tyre nuk e ka në plan të parë shëndetin publik.

Le të shpresojmë që kësaj here të jetë ndryshe!