Sporti

“Do të qëndroja edhe rezervë”: Mats Hummels i mërzitur që s’u ftua nga Gjermania në Europian

05/29/2024 10:08
nga:Lorik J

Skuadra e Gjermanisë është e kompletuar për Euro dhe fatkeqësisht për Mats Hummels, ai mbeti jashtë listës.

Mats Hummels tha: “Unë mund të kuptoj që një grup është rritur së bashku që nga marsi. Për mua si individ, është e hidhur sepse aktualisht jam një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Gjermani, kam atë vetëbesim.”

Hummels shtoi: “I thashë Nagelsmann: “Unë do të ulem në stol dhe mund të jem gjithashtu qendërmbrojtësi i pestë – do ta kisha bërë këtë. Ai e dinte për qëndrimin tim. Doja që ai ta dinte këtë.”

“Por nëse e kuptova saktë, ai shqetësohej edhe për gjëra të tjera përveç pranimit të një roli zëvendësues. Siç e kuptova, ishte më tepër për gjëra të lidhura me moshën”.

Mats Hummels ka treguar një formë të shkëlqyer kohët e fundit duke u bërë lojtari i ndeshjes në të dyja gjysmëfinalet kundër PSG-së, kështu që ai ndoshta mund të jetë të paktën një zëvendësues i besueshëm në kombëtaren gjermane.

/GazetaBlic Sport