Sporti

Do të ndeshet me Tiranën, ekipit të Besiktasit i sulmojnë futbollistin

07/24/2023 21:12
nga:Lorik J

Tirana do të luajë ditën e enjte kundër Besiktas ndeshjen e parë të fazës së dytë të Conference League në Stamboll. Por një lajm aspak i mirë ka ardhur për ekipin turk.

Futbollisti i Besiktasit, Emrecan Uzunhan është përfshirë në një aksident të lehtë në Bakirkoy. I riu dhe të tjerë që ishin të përfshirë në aksident kanë pritur që policia të mbërrijë në vendngjarje.

Teksa po vinte policia, persona të panjohur kanë sulmuar Emrecan Uzunhan. Emrecan Uzunhan, të cilit i janë çarë muskujt e kofshës dhe që do të operohet, do të largohet nga fusha për 4-6 muaj.