Sporti

Do të ndeshej për titullin, Florian Marku njofton shtyrjen e duelit ndaj luftëtarit rumun, kjo është arsyeja

07/17/2021 11:09
nga:Mergim Rreci

Florian Marku do të ndeshej në datë 7 gusht luftëtarit rumun Prodan për titullin IBF International për peshën velter.

Megjithatë, Marku me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”  ka njoftuar se kjo ndeshje do të shtyhet për në muajin shtator për arsye të një dëmtimi që ka pësuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për të gjithë fansat e mi, unë jam shumë i irrituar t’iu njoftoj se sfida ime me Prodanin duhet të shtyhet për shkak të një dëmtimi që kam marrë, megjithatë unë do të kthehem në stërvitje shumë shpejt dhe i gatshëm për të luftuar Prodan në shtator.